PRAGË

Qëndrimi i Çekisë lidhur me statusin e Kosovës është në harmoni me pozicionin e Bashkimit Evropian, që është kundër çfarëdo ndryshimi territorial ose ndarjeje, ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së jashtme çeke, Vit Kolar. Siç informon agjencia ÇTK, qeveria e Çekisë të mërkurën e ardhshme do të diskutoj për çështjen e statusit të Kosovës.