PRISHTINË

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë bërë shumë përparim për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, thuhet në një raport të OSBE-së për zbatimin e ligjeve të miratuara gjatë vitit 2004 në Kosovë. Raporti ka kritikuar zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, ndërkohë që vërejtjet më serioze janë bërë lidhur me mungesën e ekipit të kualifikuar për hartimin e ligjeve.