UASHINGTON

Presidenti Bush ka ngarkuar Sekretaren e Shtetit Condoleeza Rice të kordinojë dhe të planifikojë një strategji ndihmash nga SHB për të rimëkëmbur vendet e dala nga lufta ose përplasjet civile. Në një deklaratë të zëdhenësit të shtëpisë së bardhë ScottMc Clellan theksohet se ndihma do të synojë që këto vende të luftojnë terrorizmin duke vepruar nga territoret e tyre. Nëse do të kërkohet dhe ndërhyrja e ushtrisë amerikane, strategjia do të kordinohet mes zonjës Rice dhe sekretarit të mbrojtjes, Rumsfeld.