Rreth 30 mijë irakianë janë vrarë në Irak që nga ndërhyrja ushtarake, ka deklaruar presidenti George Bush gjatë një fjalimi në Filadelfia. Komentet e presidentit amerikan erdhën në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 15 dhjetorit në Irak.
Bush theksoi se demokratizimi i Irakut është detyrë e vështirë.
"Zgjedhjet e kësaj jave në Irak nuk do të jenë të përkryera dhe votimi i suksesshëm nuk është fundi i procesit. Iraku ende ka punë dhe më të vështira përpara dhe koalicioni ynë së bashku me forcat irakiane kanë sfida të shumta, përfshi në katër fusha kyçe: siguri për Irakun, krijimi i një qeverie përfshirëse irakiane, nxitja për pajtim dhe ruajtja e demokracisë në një rajon të vështirë", tha Bush. Ai ka kritikuar stacionet televizive arabe duke theksuar se ato bëjnë propagandë anti-amerikane dhe përhapin mesazhe të pavërteta se amerikanët luftojnë islamin.