KOMBET E BASHKUARA

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan ka marrë në dorë një raport të dytë hetimor mbi vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri. Raporti u dorëzua në Nju Jork, nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së për këtë çështje, gjermani Detlev Mehlis. Po sot raporti i përcillet Këshillit të Sigurisë.