Të paktën 39 persona janë lënduar nga shpërthimet që ndodhën sot në veri të Londrës në depot e benzinës. 4 orë pas shpërthimeve, tymi ngrihej në re të mëdha dhe në një sipërfaqe të gjerë. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për aksident. Një nga anëtarët e parlamentit Mike Penning tha se 2 mijë banorë të zonës janë evakuar.