KABUL

Bashkimi Evropian paralajmëroi se përpjekjet e Afganistanit për vendosjen e demokracisë rrezikohen nga përhapja e korrupcionit, kultivimi i opiumit dhe pasiguria. Raporti i publikuar nga misioni i BE-së në Afganistan tha se miratimi i Kushtetutës gjatë vitit 2004 dhe zgjedhjet e para parlamentare në 30 vitet e fundit, janë hapa të rëndësishëm drejtë demokracisë. Mirëpo, sipas raportit, këto hapa nuk janë "fundi i rrëfimit".