PEKIN

Raportet nga Kina thonë se qindra policë kanë bllokuar rrugët që çojnë në fshatin Dongzhou, ku në fillim të javës, forcat e rendit thuhet se kanë vrarë protestuesit. Fshatarët thanë se 20 persona janë vrarë të enjten, kur qindra persona protestuan kundër konfiskimit të tokave të tyre, për ndërtimin e një fabrike të energjisë.
Nëse këto deklarata vërtetohen, atëherë ky do të paraqiste rastin më të rëndë të përdorimit të forcës nga forcat e sigurisë, që nga masakra në sheshin Tienanmen, në vitin 1989.