PRISHTINË

Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të punojnë më shumë në avancimin e të drejtave të njeriut. Përmes një komunikate Petersen tha se rruga për në Evropë shkon përmes respektimit të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut thanë se në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të këtyre të drejtave. Përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Ibrahim Makolli tha se janë vetë institucionet ndërkombëtare dhe vendore ato që po shkelin më së shumti të drejtat e njeriut.