SEUL

I dërguari i SHBA-së për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut tha se liritë themelore në këtë shtet komunist, jane problem ndërkombëtar qe duhet të zgjidhen nga Pongyangu. Përfaqësuesi Jay Lefkwitz në një konferencë për gazetarët në Seul tha se Korea e Veriut është një shtet thellësisht shtypës, ku nuk respektohet ligji dhe policia mund të trokasë në cdo orë të ditës dhe të natës.