UASHINGTON

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar deklaratat më të fundit të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad se shteti hebrej duhet të zhvendoset nga Lindja e Mesme në Evropë. "Ata që ndihen fajtor për vrasjen e miliona hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore le të jenë mikëpritësit e shtetit të Izraelit në territorin e tyre", citohet Ahmadinexhad nga mediat e Iranit.
Izraeli i ka cilësuar si raciste deklaratat në fjalë, derisa kjo nuk është hera e parë që Ahmadinexhad kërkon shpërbërjen e Izraelit.