Mali i Zi duhet të vendosë vetë për kohën dhe kushtet në të cilat do të mbajë referendumin për pavarësi, bëhet e ditur në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Zgjidhja e gjendjes në Mal të Zi do t'i ndihmojë qëndrueshmërisë së rajonit dhe nuk do të ketë ndikim në procesin e përcaktimit të statusit që veçse ka filluar, shkruhet në raportin më të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave.