PODGORICË

Zyrtarët më të lartë të Malit të Zi deklaruan se i kanë thënë zyrtarit të lartë të BE-së Javier Solana, se nuk do të ketë shtyrje të referendumit për pavarësinë.
"E njohtuam me qëndrimin tonë të palëkundur se referendumi duhet të mbahet në afatin e paraparë, dhe se qëndrimi ynë për këtë afat është i prerë. I thamë gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që referendumi të shtyhet shkaku i zgjidhjes së çështjes së Kosovës" tha presidenti Filip Vujanoviq për radion e Malit të Zi.
Presidenti malazez tha se Solana ka shfaqur interesim për propozimin e Podgoricës që Mali i Zi dhe Serbia të formojnë një bashkësi të shteteve të pavarura.