Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha sot se "vendimet e Tribunalit të Hagës në rastet Haradinaj dhe Limaj, kanë trimëruar forcat shqiptare dhe kriminelët, që të ushtrojnë dhunë të pa dënueshme ndaj popullatës jo serbe në Kosovë". Ai tha se "incidentet, shpërthimet, gjuajtjet me gurë të shtëpive të serbëve etj., i shqetësojnë shumë serbët në Kosovë dhe Beogradin zyrtar në prag të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës".