BAGDAD

Trupat amerikane dhe ato irakiane e kanë filluar një ofensivë të re kundër kryengritësve në qytetin e Irakut, Ramadi.Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se ofensiva e re ka për qëllim të krijoj ambient të sigurtë për zgjedhje të suksesshme parlamentare, që parashihet të mbahen më 15 të këtij muaji. Më herët, ushtria amerikane ka thënë se numri i sulmeve vetëvrasëse me bomba në Irak, gjatë muajit nëntor ka shënuar rënien më të madhe në 7 muajt e kaluar, duke e shpjeguar këtë me operacionet ushtarake amerikano-irakiane afër kufirit të Irakut me Sirinë.