ATHINË

Shefat e diplomacive të Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë, më 6 dhe 7 dhjetor do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin. Ministria e Jashtme e Greqisë, njoftoi se në fokus të takimeve do të jenë diskutimet për statusin e Kosovës. Ministrat Petros Molivijatis, Razvan Ungureanu dhe Kolinda Grabar – Kitaroviq, do të takojnë udhëheqësit shqiptarë dhe serbë, përfshirë presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq.