KJEV

Bashkimi Evropian ka rënë dakord t'i japë Ukrainës statusin e ekonomisë së tregut. Kryeministri britanik Blair dhe kreu i Komisionit Evropian Barroso e kanë bërë publik vendimin gjatë ditës në Kjev.
"Shpresoj dhe besoj se ky nuk është vetëm takimi më i suksesshëm mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, por gjithashtu me pasoja shumë të rëndësishme për të ardhmen. Dhe ju duhet të jeni të sigurt se në përparimin drejt një të ardhmeje të përbashkët Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe do jenë partnerët tuaj", tha Blair.