RAMADI

Militantët irakianë sulmuan bazën amerikane dhe ndërtesat zyrtare me mortaja, në Ramadi. Agjencia Reuters, citoi banorët të kenë thënë se rreth 400 persona të armatosur dhe të maskuar po patrullojnë rrugëve kryesore të qytetit.
"Ata thonë se grupi i Al Kaidës në Irak ka marrë kontrollin në qytet" citon Reuters banorët e Ramadit.