MOSKË

Rusia mbështet aktivitetin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Kjo është bërë e ditur nga ministri rus i punëve të jashtme, Sergei Lavrorv pas takimit sot në Moskë me Ahtisarin. Lavrov theksoi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet mbi parimet e Grupit të Kontaktit. Para takimit me Ahtisarin Lavrov ishte takuar me homologun e tij serbo-malazez Vuk Drashkoviç.