Moti me stuhi dëbore ka përfshirë perëndimin e Evropës. Në Francë kanë vdekur 4 persona. Ndërsa në Gjermani afro 250 mijë persona të zonave të ndryshme kanë kaluar natën e dytë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave nga stuhitë e dëborës.