Një marins amerikan ka vdekur kur automjeti i tij ka shkelur një bombë në rrugë, në perëndim të Bagdadit. Ende nuk janë bërë publike rrethanat e vdekjes tragjike të ushtarit amerikan. Ndërkohë po sot në Irak nga vala e dhunës kanë mbetur të vrarë të paktën 8 irakenë mes të cilëve dhe policë. Numri i te vrarëve në 10 ditët e fundit nga trazirat në Irak, ka shkuar 270 vetë. Nderkohë zyra e presidentit të vendit Jalal Talabani ka njoftuar se presidenti ka marë përgjigje pozitive nga disa grupe kryengritësisht për fillimin e bisedimeve.