BRUKSEL

"Nuk duhet të ketë kurrfarë marëveshje për ndryshimin e kufinjve që janë të lidhura me statusin e Kosovës, pavarësisht si do të jetë ai", ka deklaruar shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana.
"Tash po bëjmë përpjekje për ndryshimet kushtetuese në Bosnjë e Hercegovinë, por pa ndryshime territoriale, sepse ndryshimi i kufinjve në Ballkan është i ndërlikuar dhe, siç pamë në të kaluarën, për të paguhet një çmim i lartë", tha Solana në një tubim në Bruksel kushtuar 10-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit.