ISLAMABAD

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare në Pakistan Jan Vandemoortele tha se ndihmat tani duhet të përqendrohen në procesin e rindërtimit të zonave të shkatërruara nga tërmeti i muajit të kaluar. Sipas tij, është e rëndësishme që të fillohet me ndërtimin e spitaleve dhe shkollave të reja, sa më parë që të jetë e mundur.
"Por, problemi më urgjent është ruajtja e jetërave të mijëra fëmijëve" tha Vandemoortele. Më shumë se 73.000 persona vdiqën nga tërmeti i 8 tetorit dhe rreth 3.5 milionë mbetën pa strehë.