AMAN

Mbreti i Jordanisë Abdullah i kërkoi sot kreut të sigurisë kombëtare Marouf Bakheet, të formojë qeverinë e re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm. Bakhet do të zërë vendin e Adnan Badran i cili dha dorëheqjen, në prillin e këtij viti. Veç kryetar i këshillit të sigurisë, kryeministri i ri i Jordanisë ka qenë dhe një nga ndihmësit kryesorë të mbretit Abdullah.