BEOGRAD

Kryeministri i Serbise Voisllav Koshtunica i ka dorëzuar sot të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari, rezolutën e kuvendit të Serbisë për mandatin e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Koshtunica gjithashtu e ka njoftuar Ahtisarin për formimin e ekipit negociator 13 anëtarësh, në bisedimet për statusin e Kosovës, i cili do të kryesohet nga Koshtunica dhe Tadiq.
Bëhet e ditur se Ahtisari i ka paraqitur parimet bazë për zhvillimin e negociatave, të cilat së fundi i miratoi Grupi i Kontaktit dhe ka theksuar se proçesi zhvillohet nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq në takimin me ministrin e jashtëm i Serbi –Mali i Zi Vuk Drashkoviç ky i fundit ka deklaruar se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të shkaktonte nje "varg dridhjesh dramatike në rrajonin e Ballkanit, si dhe në mbarë Evropën dhe në Botë".
Komunikata bën të ditur se i dërguari i posaçëm i KB-së Marti Ahtisari ka theksuar se gjatë punës së tij do t'u përmbahet rekomandimeve të sekretariatit të përgjithshem të Kombeve të Bashkuara dhe parimeve kryesorë të Grupit të Kontaktit, kurse vendimin për statusin e ardhshëm të Kosovës le ta marrë Këshilli i Sigurimit.