JERUSALEM

Ligjëvënësit izraelitë pritet të miratojnë shpërndarjen e parlamentit, që do t'u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Kjo lëvizje pason dorëheqjen e djeshme të kryeministrit Ariel Sharon nga partia Likud.
"Kam takuar presidentin e vendit dhe i kërkova tij të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës dhe të organizohen zgjedhje të reja sa më parë të jetë e mundur", tha kryeministri Ariel Sharon,i cili do të formojë partinë e re nacional liberale.