DAMASK

Siria i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të arrijnë një protokoll bashkëpunimi për çështjen e hetimit të vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafiq Hariri. Ministri i jashtëm sirian Faruq al- Shara i ka dërguar dy letra Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Anan, ku kërkohet që ngritja e komisionit ndërkombëtar hetimor të respektojë sovranitetin e Sirisë dhe konventat e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq Kofi Anan ka shprehur bindjen se Siria do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për zbardhjen e vrasjes së Haririt.