TEHERAN

Presidenti i Irakut Jalal Talabani po vazhdon vizitën në Iran, ku u takua me homologun Mahmoud Ahmadinejad.
"Ne mbështesim plotësisht procesin politik për sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut" tha Ahmadinejad.
Ndërkaq, sipas Talabanit, "një Irak i sigurt dhe i pavarur, nuk është vetëm në interesin e qeverisë sonë, por edhe të njerëzve të Iranit.