VJENË

"Bashkimi Evropian synon Kosovën demokratike dhe shumë etnike dhe kundërshton kthimin në gjendjen e para vitit 1999 si dhe ndarjen e Kosovës, apo bashkangjitjen e saj ndonjë vendi fqinj", tha i dërguari i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stephan Lehne.
Për gazetën austriake "Standard" ai tha se gjendja e pakicave, do të jetë çështje vendimtare në negociatat për statusin. Ai gjithashtu vlerësoi se statusi i pazgjidhur është pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.