BUKURESHT

Testet laboratorike në Britani, konfirmuan virusin vdekjeprurës të gripit të shpezëve, H5N1, në mostrat e disa shpezëve, nga delta e Danubit, javën e kaluar. Ministria e Bujqësisë tha se do të mbikqyrë edhe shpezët e egra, disa prej të cilave do t'i mbysë për të kontrolluar përhapjen e virusit. Ndërkohë, do të vazhdojë testimi i shpezëve shtëpiake.