Forcat amerikane u larguan nga shtëpia e rrethuar në Mosul, pas përleshjes, ku u vranë 8 të dyshuar si pjesëtarë të Al Kaidës dhe u plagosën 11 ushtarë amerikanë. Më herët, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në Uashington, mohoi raportet sipas të cilave lideri i Al Kaidës në Irak Abu Musab al-Zarqawi, mund të ishte në mesin e militantëve të vrarë.