ULAN BATOR

Presidenti amerikan George Bush vizitoi Mongolinë, ku falenderoi këtë vend për mbështetjen dhënë Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan.
"Kam ardhur këtu që t'u falenderoj për kontributet tuaja për çështjen e lirisë dhe t'u them se populli amerikan e vlerëson kurajon dhe miqësinë tuaj" tha Bush, në fjalimin e tij në parlament.
Kjo ishte vizita e parë e një presidenti amerikan në Mongoli.