TEHRAN

Kuvendi i Iranit i ka kërkuar qeverisë të ndalojë inspektorët e agjensisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara. Vendimi u mor pasi OKB-ja propozoi për Irakun, disa sanksione. Ndërkohë drejtori i agjensisë Mohamed El Baradei ka shprehur shqetësim që Irani ndalon inspektimet në zonat ku bëhen kërkime për programin bërthamor dhe nuk pranon ta trajtoje këtë çështje me komunitetin ndërkombëtar.