BAGDAD

Zyrtarët thanë se "votimi i veçantë" për zgjedhjet parlamentare në Irak, do të fillojë me 12 dhjetor. Në këtë votim do të përfshihen pacientët nëpër spitale, forcat e sigurisë dhe të burgosurit. Pjesa tjetër e qytetarëve do të votojë me 15 dhjetor. Masat e sigurisë për votimet do të shtohen dhe zyrtarët shpresojnë që në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e komunitetit të arabëve synni.