BEOGRAD

Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë politike, ka deklaruar kryeministri çek Jiri Paroubek në bisedimet me politikanët serbë, në Beograd. Kryeministri çek tha se ka ardhur në Serbi të dëgjojë opinionet për diskutimet që do të fillojnë mbi statusin e Kosovës. "Çekia do të garantojë mbështetjen e saj në negociatat për statusin" deklaroi kryeministri Jiri Paroubek.