Rusia do të mbeshtesë demokracinë dhe zhvillimin e Irakut. Me këtë mesazh, u është drejtuar autoriteteve të larta irakene, këshilltari për sigurinë i Rusise, Igor Ivanov, në një vizitë të jashtëzakonshme në Bagdad. Ivanov tha pas takimit me kryeministrin e Irakut Al Jaafari, se Rusia do të bashkpunojë me Irakun për të luftuar atë, që ai e cilësoi "armikun e përbashkët ndërkombëtar", terrorizmin.