Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Irak. Kjo është vizita e tij e parë ne Irak, qysh prej ndwrhyrjes ushtarake. Për gazetarët, kryeministri iraken Ibrahim Jaafari, pas takimit me Anan konfirmoi mbështetjen e kombeve të bashkuara për forcimin e demokracisë në Irak.Nga ana e tij sekretari Anan deklaroi se OKB –ja po punon me qeverinë irakene për të patur një tranzicion më pak të veshtirë politik, si dhe për zgjedhjet parlamentare.