BAGDAD

Sekretari i Jashtëm Britanik Jack Straw tha sot se Siria duhet të bëjë më shumë për të parandaluar hyrjen e luftëtarëve në Irak. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bagdad me kryeministrin irakian Ibrahim Al Jaafari, ai tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për mungesën e aksioneve nga Siria.