Denko MALESKI, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkup
EVROPA E LIRË
Zoti Maleski, si e vlerësoni politikën aktuale të Shkupit ndaj fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës?
DENKO MALESKI
Në Maqedoni qëndrimet dallohen për nga nuancat. Janë të paktën dy qëndrime, njëri i cili është në favor të idesë për pavarësinë e Kosovës, kurse tjetri është pak më i përmbajtur. Por sidoqoftë, Maqedonia do ta ndjekë aktivitetin e bashkësisë ndërkombëtare. Është gjithashtu në interesin tonë, sidomos tani kur është evidente se do ta fitojmë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që të fillojë të zgjidhet edhe një problem në kufirin tonë.
EVROPA E LIRË
A don të thotë kjo se ky qëndrim ndaj Kosovës paraqet qasje të re për realitetet në rajon?
DENKO MALESKI
Të gjithë ne ballafaqohemi me këto realitete të reja në rajon në 14 vitet e fundit. Edhe Serbia tashmë po ballafaqohet me këto realitete ndaj Kosovës, dhe me njohjen e faktit se ajo që ishte krahinë e tyre, tash do ta fitojë statusin e shtetit sovran. Por, ajo që është e rëndësishme për Maqedoninë është që edhe Kosova ta ruajë karakterin e saj shumëetnik, sepse ne jemi shtet shumëetnik, dhe për ne është e rëndësishme që në kufijtë tanë të kemi një shtet të ngjashëm me shtetin tonë.
EVROPA E LIRË
Zoti Maleski, kryeministri Vllado Buçkovski disa herë ka deklaruar se çështja e kufirit me Kosovën duhet të zgjidhet para përcaktimit të statusit përfundimtar. A mendoni se kjo do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme?
DENKO MALESKI
Unë mendoj se kur del në skenë një shtet, siç do të jetë Kosova, me siguri në interesin e saj do të jetë që t'i zgjidhë problemet, të cilat i ka me fqinjët. Është e mundur që gjatë negociatave, të arrihet deri te njohuria që para bashkësisë ndërkombëtare ata të paraqiten si një vend, i cili nuk ka probleme me fqinjët, kështu që edhe vetë të kërkojnë që ky problem, i cili nga bashkësia ndërkombëtare konsiderohet si çështje teknike, të zgjidhet para përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
EVROPA E LIRË
Dhe në fund, zoti Maleski, cila sipas jush do të ishte zgjidhja më e mirë për inkuadrimin më të shpejtë të rajonit në integrimet evropiane?
DENKO MALESKI
Zgjidhja më e mirë do të ishte që të shuhen nacionalizmat në Ballkan, të gjendet një zgjidhje e pranueshme, nga pikëpamja e strukturave të reja politike të entiteve tjera. Për shembull, për mënyrën se si Kosovë do të zgjidhet problemi i pakicave, konkretisht tash i pakicës serbe, i cili është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin e shtetit të ardhshëm, për shkak se në kufijtë e vet e ka Serbinë. Pastaj, ky proces të vazhdojë tek ne në Maqedoni me rindërtimin e institucioneve të shoqërisë shumë-etnike maqedonase, dhe kur të zgjidhen këto punë, të nisemi drejt një procesi të integrimit evropian. Ai praktikisht do të jetë një integrim i ri në Ballkanin, i cili u shkatërrua para 14 vjetëve, të paktën kjo pjesë e ish Jugosllavisë.
Por kuptohet që ky integrim i ri, këtë herë do të jetë mbi baza të reja.
Intervistoi: Vullnet POSHKA