BAGDAD

Policia irakiane njoftoi se nga një sulm vetvrasës mëngjesin e sotëm në një nga restorantet e qendrës në Bagdad janë vrarë 30 njerëz dhe u plagosën 20 të tjerë. Shpërthimi ndodhi pak kohë pasi ministri i jashtëm britanik, Jack Strau mbërriti në Irak për t'u takuar me kryeministrin Ibrahim al-Jaafari. Ndërkohë po sot në Kirkuk u rrëmbye vëllai i kryetarit të parlamentit, Hajim al –Hassani.