TIRANË

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë tha se zgjedhjet parlamentare të korrikut në Shqipëri kanë shënuar përparim në procesin zgjedhor. Sidoqoftë, në raportin e publikuar sot zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut tha se zgjedhjet kanë përmbushur vetëm një pjesë të standardeve ndërkombëtare.