SARAJEVË

Presidentët e Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe unionit Serbi-Mali i Zi, sot pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, me të cilën do të zotohn ta përmirësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.
Raportohet se dokumenti parasheh që marrëdhëniet e mëtejme të bazohen në respektimin e sovranitetit të ndërsjellë, dhe në bashkëpunimin drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.