PARIS

Autoritetet thanë se më shumë se 900 veturave u është vënë zjarri, në disa qytete të Francës, në natën e 10 të trazirave. Sipas zyrtarëve, 22 vetura janë djegur vetëm brenda Parisit, ndërsa policia ka arrestuar mbrëmë rreth 70 persona në lidhje me trazirat, të cilat filluan pas vdekjes së dy të rinjëve.