PEKIN

Kina mobilizoi njësite ushtarake për të luftuan gripin e shpezëve. Zyrtarët thanë se ushtarët do të bashkëpunojnë me autoritetet lokale për të parandaluar rastet e reja të sëmundjes.
Po sot, Banka Botërore tha se planifikon të ndajë rreth 500 milionë dollarë ndihmë për vendet e varfëra, që të luftojnë gripin e shpezëve. Vendet si: Vietnami, Romania dhe Indonezia, do të përfitojnë nga kjo shumë. Paralajmërimi u bë në prag të konferencës ndërkombëtare, javën e ardhshme në Gjenevë, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për shpërthimin eventual të epidemisë, tek njerëzit.