BEOGRAD

Në një deklaratë të lëshuar në prag të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe sot u ka ofruar pajtim dhe "falje të ndërsjellë" shqiptarëve në Kosovë.
"U drejtohemi bashkëqytetarëve shqiptarë dhe u dëshirojmë paqen e Zotit dhe zhvillim në çdo kuptim.
Ne sinqerisht u ofrojmë atyre pajtim dhe falje të ndërsjellë", thuhet në komunikatën e kishës në Beograd.