VJENË

"Ballafaqimi me sfidat e reja nuk është i mundur pa bashkëpunim, pasi këtë nuk mund ta arrijë asnjë organizatë, apo shtet i vetëm", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer. Para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ai gjithashtu lëvdoi rolin e OSBE-së në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë dhe në Kosovë.