UASHINGTON

E nominuara e presidentit amerikan George Bush për vendin e zbraztë në Gjykatën Supreme, Harriet Miers, e tërhoqi nominimin. Në letrën e saj Miers tha se procesi i konfirmimit mund të jetë barrë për Shtëpinë e Bardhë dhe stafin e Gjykatës dhe kjo nuk është në të mirë të vendit.
Bush e pranoi tërheqjen dhe tha se në kohën e duhur do të nominojë dikend tjetër.