Albana Isufi, Prishtinë
Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Golderg ka kërkuar sot nga ekipi negociator i Kosovës që të punojë më shumë dhe të përfaqësojë në mënyrë të denjë Kosovën në bisedat për statusin.
Ai ka thënë se në skenën politike kosovare ende ekzistojnë përçarje.
“Punët po ecin ngadalë dhe nuk kam pse ju them juve, dhe njerëzve që po përcjellin këtë gjë, se ende ka ndarje në botën politike në Kosovë. Është vështirë që të arrihet marrëveshje për çështje të ndryshme. Mendoj se liderët kanë qëndrime të njëjta për statusin, por duhet të ketë organizim, që të gjithë të pajtohen për rrjedhën e procesit”, tha Philip Goldberg.
Ai ka çmuar vendimin e Këshillit të Sigurimit për hapjen e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të kënaqura, që Këshilli i Sigurimit e ka marrë atë vendim dhe që i ka pranuar rekomandimet e raportit të Eides dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, që të fillojnë bisedimet për statusin. Ne kemi thënë se situata aktuale në Kosovë nuk është as e qëndrueshme dhe as e dëshirueshme”, tha Golbderg.
Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, shpreson se ekipi negociator pas vendimit të Këshillit të Sigurimit, do të fillojë të lëvizë më shpejt.
“Besojmë se do të ketë takim të ekipit negociator përsëri këtë javë ose javën e ardhshme. Mendoj se hapat që mori presidenti Rugova me krijimin e këtij ekipi janë shumë të dobishme dhe shpresëdhënëse, që të bëhen bashkë njerëzit rreth zgjidhjes së statusit. Është thelbësore që të ketë një front të bashkuar, ashtu që kur të vijë emisari për statusin të shohë se populli dhe liderët e Kosovës janë të bashkuar rreth kësaj çështjeje”, tha Golbderg, duke shtuar se zgjidhja e statusit përfundimtar do t’i mundësojë Kosovës, që të ndjekë rrugën e demokracisë, harmonisë ndërtenike, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe ta gjejë vendin e saj në rajon.
Shefi i zyrës amerikane i ka bërë këto komente gjatë një vizite në komunën e Istogut, ku ka vlerësuar këtë komunë si shembull të mirë të bashkëjetesës.