SEUL

Korea Veriore konfirmoi se do të marrë pjesë në rrethin e ri të bisedimeve gjashtë palëshe rreth programeve të saja bërthamore. Mirëpo ministria e jashtme në Penjan, sërish akuzoi Shtetet e Bashkuara për sabotim të marrëveshjes së mëhershme. Në bisedime janë të përfshira edhe Shtetet e Bashkuara, Korea Jugore, Kina, Rusia dhe Japonia.