TIRANË

Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi arrin sot për vizitë në Tiranë. Vizita zhvillohet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas zyrës së kryeministrit Kosumi, në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vendimet e sotme të Këshillit të Sigurimit.